Lajme

Osmani takohet me kryeministrin e Sllovenisë, diskutojnë për liberalizimin e vizave për Kosovën

10/07/2022 18:54
nga:Y I

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministrin e Sllovenisë, Rober Golob.

Kështu është njoftuar përmes një komunikate për media ku është shtuar se, në takim është diskutuat për zhvillimet e fundit.

Po ashtu është njoftuar se Osmani, ka vlerësuar mbështetjen e palëkundur të Sllovenisë për mbylljen e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën.

Komunikata e plotë:

Presidentja Osmani takoi kryeministrin e Sllovenisë, Robert GolobPresidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të takimeve gjatë pjesëmarrjes në Komunitetin Politik Evropian në Pragë, ka takuar kryeministrin e Sllovenisë, Robert Golob me të cilin diskutoi për zhvillimet e fundit, si dhe për raportet e shkëlqyera ndërshtetërore.

Presidentja Osmani ka vlerësuar mbështetjen e palëkundur të Sllovenisë për mbylljen e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët tanë, si dhe anëtarësimin e vendit tonë në strukturat euroatlantike, përfshirë Këshillin e Evropës.

“Jemi të përkushtuar për t’i koordinuar hapat e mëtejmë”, ka deklaruar Presidentja Osmani.

Osmani: Vendimi i Kushtetueses s’lejon Asociacion njëetnik dhe me kompetenca ekzekutive