Lajme

Osmani takon Hovenierin, flasin për zhvillimet e fundit në vend

09/14/2023 21:22
nga:G B

 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka takuar sot ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

Takimi ka ndodhur para vizitës së Presidentes në SHBA.

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në vend.

“Ky takim u realizua në prag të vizitës së Presidentës Osmani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më ç’rast do të marrë pjesë në javën e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme te Kombeve te Bashkuara ne New York”, thuhet në njoftimin e Presidencës.