Lajme

Osmani takohet me ambasadorin gjerman, flasin për sigurinë e planin franko-gjerman

01/05/2023 23:50
nga:G B

Presidentja Vjosa Osmani është takuar sot me ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Jörn Rohde, raporton Gazeta Blic.

Në këtë takim, Presidentja Osmani dhe ambasadori Rohde diskutuan për zhvillimet aktuale politike dhe të sigurisë në vend e planin franko-gjerman.

Njoftimi nga Presidenca:

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Jörn Rohde.

Në këtë takim, Presidentja Osmani dhe ambasadori Rohde diskutuan për zhvillimet aktuale politike dhe të sigurisë në vend.

Ndër të tjera, në takim u diskutua edhe për propozimin franko-gjerman, sikurse edhe për mbështetjen e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.