Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllimet e saj për vdekjen e dramaturgut të njohur, Haqif Mulliqi.
Në një njoftim të publikuar naga Presidenca e Republikës së Kosovës, Osmani ka deklaruar se veprat e të ndjerin mbesin një testament për gjeneratat e ardhshme.
“Me dhimbje të thellë e pranuam lajmin për ndarjen e nga jeta të gazetarit, profesorit e dramaturgut, Haqif Mulliqi. Ai la gjurmë jo vetëm në fushën e gazetarisë, sferës akademike, por edhe në atë të dramaturgjisë, ndaj veprat e tij janë testament për brezat e ardhshëm. Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, komunitetit kulturor dhe atij të gazetarëve! Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes. I përhershëm qoftë kujtimi për Haqif Mulliqin!”, thuhet në njoftim


