Lajme

Osmani shpreh ngushëllime për familjet e viktimave të sulmit terrorist në Somali

10/30/2022 21:42
nga:Genita C

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave të sulmit terrorist në Somali.

Këtë ajo e bëri përmes një postimi në Twitter, ku edhe të lënduarve nga ky sulm iu uroj shërim të shpejtë.

“Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjet e viktimave dhe u urojmë shërim të shpejtë të lënduarve”, ka shkruar ndër të tjera Osmani.