Lajme

Osmani pret në takim Kasanofin

10/10/2024 16:06
nga:G B

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim emisarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Alexander “Sasha” Kasanof.

Pas kësaj Kasanof pritet ta takojë edhe kryeministrin Albin Kurti.

Kasanof të mërkurën e vizitoi Serbinë ku u prit nga presidenti, Aleksandar Vuçiq.

Vlen të theksohet se kjo është vizita e parë e Kasanofit në rajon në cilësinë e të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor.