Lajme

Osmani: Masakra e Izbicës ndodhi në ditë Bajrami

03/28/2023 19:21
nga:Astrit Gashi

I mbijetuari i masakrës së Izbicës, Adem Osmani, ka folur për ngjarjen në 24-vjetorin e kësaj ngjarje ku mbeten të vrarë 147 persona.

Osmani tha se në ditën kur ka ndodhur masakrën, ka qenë ditë bajrami.

“Për herë të parë kemi dalë unë me një Ismet Osmani, i cili tash është i vrarë këtu. Kur i kemi parë të gjithë të vrarë, jemi tmerruar. Ka pasur njerëz pa kokë, pa këmbë dhe kemi shkuar në mal, iu kemi treguar të tjerëve”, është shprehur Osmani në Klan Kosova.

Tutje, ai tha se të vrarët nuk ishin vetëm prej fshatit Izbiccë, por sipas tij, ishin mbi 50 persona në lëndinë.

“Mua këtu më janë vrarë 7 familjarë, ndër ta e kam babanë dhe mixhallarët. E këta nuk janë vetëm tonët, janë të të gjithë Kosovës”, është shprehur Osmani