Lajme

Osmani kujton Latif Berishën dhe Agim Hajrizin: Kosova nderon sakrificën e tyre, sot e gjithnjë

2 ditë më parë
nga:G C

Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar në 26-vjetorin e vrasjes, Latif Berishën dhe Agim Hajrizin.

Osmani thotë se Kosova kujton dhe nderon veprën dhe sakrificën e tyre, sot e gjithnjë.

“Më 24 mars 1999, Kosova humbi dy humanistë të shquar: Latif Berishën dhe Agim Hajrizin. Njëri shkrimtar e intelektual, tjetri veprimtar sindikal, të dy atdhetarë të përkushtuar ndaj lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Në të njëjtën ditë, Latif Berisha dhe Agim Hajrizi, së bashku me nënën dhe djalin e Agimit, u vranë nga regjimi gjenocidal serb. Por, vepra dhe sakrifica e tyre mbeten të pavdekshme dhe referencë për brezat”, ka shkruar e para e vendit.

“Kosova kujton dhe nderon veprën dhe sakrificën e tyre, sot e gjithnjë! Qoftë i përhershëm kujtimi për Latif Berishën, Agim Hajrizin dhe të gjithë të rënët për liri!”.