Sporti

Osmani: Flamuri i shtetit të Kosovës, sërish më së larti

06/29/2022 21:24
nga:Lorik J

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas fitoreve të sportistëve tanë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.

Osmani ka thënë se flamuri i shtetit të Kosovës, sërish më së larti.

“Dy medalje në xhudo në një ditë. Fitore pas fitore, Distria Krasniqi, sërish e artë e flamuri i shtetit të Kosovës, sërish më së larti në Lojërat Mesdhetare Oran 2022! Këtë krenari na e rritë edhe më shumë fitorja e Flaka Loxhës, e cila me medaljen e bronztë po ecën hapave të Majlindës e Distrias”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Për Kosovën medalje të artë ka siguruar Distria Krasniqi dhe të bronztë Flaka Loxha. Edhe boksieri Shpejtim Bajoku ka siguruar medalje në Lojrat Mesdhetare që po mbahen në Oran të Algjerisë.