Lajme

Osmani e rrethuar me gra: Veç puna e çon përpara Kosovën, jo urrejtja e përçmimi!

05/20/2026 13:11
nga:Y I

Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, ka deklaruar se vetëm puna e çon përpara Kosovën, duke ndarë një foto me gratë punëtore të një salloni të bukurisë.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani tha se asnjë grua që punon nuk duhet të jetë objekt përqeshjeje.

Ajo tha se gratë janë shtylla e Kosovës.

“Asnjë grua që punon nuk duhet të jetë objekt përqeshjeje!As gruaja në sallon.As gruaja në market.As gruaja në shkollë.As gruaja në spital.As gruaja në zyre.As gruaja në Universitet.As gruaja që mban biznes.As gruaja që mban familje.As gruaja që punon pa u ndalur, edhe kur askush nuk ia sheh mundin” shkruan Osmani raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë: