Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, gjatë ditës së sotme do të takohet me Ndihmës Sekretaren e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Dr. Karen E. Donfried, dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Gabriel Escobar.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se takimi do të zhvillohet nga ora 17:00.
Pas takimit, Osmani dhe Donfried do të deklarohen për media.