Lajme

Osmani: Distria është fytyra e shtetit tonë, ajo është nderi dhe krenaria

01/28/2022 22:49
nga:E K

Distria Krasniqi i ka siguruar Kosovës, medaljen e artë në Grand Prix Almada që u zhvillua në Portugali.

Krasniqi ka mposhtur në finale kroaten, Ana Puljiz Viktoria, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas kësaj arritje presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas suksesit të Distria Krasniqit.

Ajo përmes Facebook e ka quajtur Krasniqin si nderi dhe krenaria e shtetit.

Disi jonë fitoi medaljen e artë në Grand Prix të Portugalisë. Krenare që sportistët tanë vazhdimisht po demonstrojnë formë fantastike në gara ndërkombëtare, duke e nderuar veten dhe shtetin. Distria është fytyra e shtetit tonë, ajo është nderi dhe krenaria! I lumtë që me sukseset e saj prej kohësh është bërë ikona e Kosovës së sotme!”, ka shkruar Osmani në Facebook.

/GazetaBlic Sport/