Presidentja Vjosa Osmani zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, gjatë aktiviteteve të saj në SHBA, raporton GazetaBlic.
Gjatë bisedës, ata diskutuan për situatën e sigurisë në Kosovë dhe për rolin kyç të NATO-s në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon.
Presidentja Osmani theksoi angazhimin e Kosovës për anëtarësimin në NATO dhe për një të ardhme të sigurt për të gjithë qytetarët e saj.
Postimi i plotë:
Në kuadër të aktiviteteve në SHBA, bisedova me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, z. Mark Rutte, lidhur me situatën e sigurisë në vendin tonë si dhe rolin e rëndësishëm të misionit të NATO-s në ruajtuen e paqes dhe sigurisë në rajon.
Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe për një të ardhme të sigurt për të gjithë qytetarët tanë.


