Lajme

Osmani: Dëshmorët janë themeli i lirisë

04/18/2025 12:24
nga:Sh R

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në ditën e dëshmorëve të UÇK-së të komunës së Prishtinës, ka vendosur kurorë lulesh në nderim të dëshmorëve, në varrezat në Velani.

E para e shtetit ka thënë se dëshmorët janë themeli i lirisë e kujtimi për ta, nuk është vetëm nderim, por zotim për një shtet të drejt e të barabartë.

“Dëshmorët janë themeli i lirisë sonë. Kujtimi për ta nuk është vetëm nderim, por zotim se do të punojmë çdo ditë për një shtet të drejtë, të barabartë dhe dinjitoz, ashtu siç e ëndërruan ata”, ka shkruar ajo.

Tutje, Osmani ka thënë se kjo ditë u kujton vlerat për të cilat ranë dëshmorët dhe se kujtimi për ta është i përhershëm.