Sporti

Osimhen refuzon Man Utd, dëshiron të qëndrojë te Galatasaray

11/26/2026 20:54
nga:L J

Osimhen refuzon Man Utd, dëshiron të qëndrojë te Galatasaray

Victor Osimhen pritet ta refuzojë mundësinë e transferimit te Manchester United në afatin kalimtar të janarit, pasi dëshiron të vazhdojë qëndrimin te Galatasaray deri në verën e vitit 2027.

Sipas mediumit “TEAMtalk”, klubi turk nuk ka ndërmend ta shesë sulmuesin nigerian gjatë afatit kalimtar të dimrit dhe planifikon t’i refuzojë ofertat eventuale për të. Në kontratën e Osimhenit nuk ekziston as klauzolë lirimi.

Ndërkohë, Manchester United po shqyrton edhe alternativa të tjera për repartin ofensiv, përfshirë Folarin Balogun dhe Ivan Toney.

Në rast se “Djajtë e Kuq” transferojnë një sulmues të ri, Joshua Zirkzee mund të largohet nga “Old Trafford”.