Lajme

“Ose duhesh me qenë i pitë, ose po e konsideron popullin dele”- Arben Gega i reagon Kurtit për deklaratat mbi autostradën në Suharekë!

05/30/2026 17:48
nga:Sh R

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Arben Gega, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti lidhur me qasjen e Suharekës në autostradë, raporton GazetaBlic.

Në një intervistë për GazetaBlic, Gega i reagoi ashpër Kurtit duke thënë se ose duhësh me qenë i pitë ose duhesh me konsideru popullin ‘dele’.
Gega shtoi se edhe deklaratat e tjera të Kurtit tregojnë, sipas tij, mungesë njohurie për historinë dhe realitetin e komunave të Kosovës, duke përmendur rastin e Rahovecit.

“Ose duhesh me qenë i pitë. Ndryshe nuk bëhet ajo punë, ose duhesh me konsideru popullin dele. Me dal në mes të Suharekës prej autostradës dhe me thënë Suharekën e ka lënë anash autostrada, këtu ose i pitë ose tallje. Dhe njejt si ke deklarata Rahoveci është i themelum prej Malishevës, Rahoveci e ka një histori jashtëzakonsiht të madhe, nëse nuk ka pas kohë kryeminstri me lexu për atë punë është mirë me kqyr pak historinë se e dimë Rahoveci cfarë historie ka me shekuj të tërë, pa desht me ofendu edhe Malishevën por janë vendbanime të ndryshme por Rahoveci njihet për një histori shumë të lashtë.Kryeminstrit edhe delet i bën përshtypje, tha pamje ilire, dmth ka pas edhe mas ilirve dele vazhdimisht po ndoshta ai nuk i ka pa vetëm cka i ka lexu në histori tek ilirët. Tha po e lidhim Suharekën me Shtime, Suhareka ka qenë e lidhtë me Shtime, edhe rrugët tjera që po qelen janë mirë por na nuk po e shohim atë vullnet të kryeminstrit”, u shpreh ai.

Ai kritikoi gjithashtu mungesën e progresit në disa projekte rrugore, përfshirë autostradën për Gjilan dhe projekte të tjera lokale, duke thënë se institucionet nuk po japin përgjigje për vonesat.

Sipas tij, edhe marrëveshjet dhe memorandumet e bashkëfinancimit mes qeverisë dhe komunave nuk po zbatohen, duke shtuar se shumë projekte kanë mbetur të bllokuara dhe komunat ndodhen në kolaps financiar e administrativ.

“I kemi autostradën për Gjilan që nuk di askush të të jap përgjigjje, i përmenda projektet e Suharekës që nuk kemi përgjigjje prej institucioneve se pse janë nal ato punime. I kanë kolapsu komunat edhe memorandumet që i kanë pas të nënshkrume për bashkëinvestim qeveria me pushtetin lokal nuk janë tu i realizu, secila komunë i ka lëndët në përmbarim dhe komunat me të vërtetë janë në kolaps, nuk e di pse nuk reagojnë më shumë kryetarët e komunave se gjendjen e kanë shumë të rëndume me mosrealizim të pagesave. Nuk është vetëm cështja e kontratës kolektive, i ki marrëveshjet vitin e kalum që është bërë memorandumi rruga për Gradancë me Ministrinë e Infrastrukturës, dhe nuk është duke u punu se nuk ia ka qit Ministria e Infrastrukturës paret”, përfundoi Gega për GazetaBlic.