Lajme

Orteku jashtë piste në Brezovicë, si mbeti i lënduar skiatori?

02/02/2026 09:49
nga:G B

Një skiator ka mbetur i lënduar si pasojë e një orteku bore që ka ndodhur dje në zonën e Brezovicës.

Lidhur me rastin ka folur menaxheri i Qendrës së Skijimit në Brezovicë, Ardian Grazhda, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, i cili ka sqaruar se orteku ka ndodhur jashtë pistave të skijimit.

“Dje ka ndodhur një ortek jashtë piste, por nuk ka qenë i rrezikshëm. Një djalë e ka lënduar këmbën, pasi orteku e ka zënë, por pa rrezik për jetën”, ka deklaruar Grazhda.