I sapoardhuri i Milanit, Divock Origi, ka komentuar lëvizjen e tij në klub.
Sulmuesi u transferua nga Liverpooli falas, duke nënshkruar një kontratë deri në vitin 2026, përcjell GazetaBlic Sport.
Origi u shpreh i lumtur që bën pjesë te një klub me histori të madhe duke theksuar se ka shumë kampionë nga të cilët mund të frymëzohet.
“Këtu luajtën kampionë si Shevchenko, van Basten apo Inzaghi: Nuk besoj në krahasime, çdo histori është e ndryshme, por mendoj se të gjithë kanë bërë historinë e këtij klubi. Do të jetë e rëndësishme të përshtateni me këtë lloj kulture, është e mundur të merrni frymëzim nga çdo kampion që ka luajtur këtu, jo vetëm sulmues”, deklaroi sulmuesi belg.
/GazetaBlic Sport/


