Sporti

Organizuan përleshje mes tifozëve/ Arrestohen 33 ultras të skuadrës italiane, i përfshirë dhe një ish-futbollist

07/12/2022 13:40
nga:L J

Një përleshje mes tifozëve të Cagliarit ka sjellë ditën e sotme arrestimin e 33 ultrasve nga policia e Sardenjës.

Siç raporton “La Gazzetta dello Sport”, mes të përfshirëve akuzohet të jetë dhe ish-futbollisti i Cagliarit, Andrea Cossu, i cili tashmë është lider skauti i klubit.

Gjithsesi avokati i 42-vjeçarit mohon çdo akuzë për të dhe konfirmon se ai nuk është i përfshirë në këtë ngjarje, ndërsa hetimet vazhdojnë ende.