Vazhdojnë polemikat e mëdha në lidhje me organizimin e Kampionatit Botëror 2022.
Në një letër drejtuar Gianni Infantino, presidentit të FIFA-s, Amnesty International kërkon dëmshpërblim prej 420 milionë eurosh për punëtorët e lënduar dhe të afërmit e të vrarëve në punimet në stadiumet e Kupës së Botës 2022 në Katar, përcjell GazetaBlic Sport,
Organi që mbikëqyr futbollin botëror dhjetorin e kaluar pagoi 21.5 milionë dëmshpërblim, të cilave iu shtuan 5.4 milionë euro kompanive.



