ORCA – Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim ka mbajtur aksion para Ministrisë së Arsimit, ku përmes këtij aksioni e kanë kritikuar pushtetin për gjendjen e arsimit në vend.
Gjatë aksionit kanë potencuar se: “Dështimet në Universitetin e Prishtinës do t’ia faturojmë Kryeministrit Albin Kurti dhe vartësve të tij të cilët të papenguar nga ai, po veprojnë jo më ndryshe se regjimi i kaluar që e ka sjellë arsimin në gjendje të mjerueshme”.
/GazetaBlic/





