Lajme

Opozita me kritika të ashpra ndaj Kurtit për ‘acarimin’ e raporteve me Edi Ramën

04/27/2021 12:27
nga:Q R

Numërimi i votave në Shqipëri po shkon drejtë fundit. Kryeministri aktual Edi Rama, duket se do fitoj edhe një mandat të tretë, kjo pasi që në mbi 90% të votave të numëruara deri më tash, gëzon 72 mandate, mjaftueshëm sa për ta formuar i vetëm Qeverinë, fitorja e tij pritet të ndikoj jo pak edhe për Kosovë, kjo pasi raportet në mes të kryeministrit Kurti dhe Rama, kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë të acaruara. Kulmi u arrit me pjesëmarrjen e LVV-së, në zgjedhjet në Shqipëri, shkruan Gazeta Blic.

Edhe mbrëmë andej dhe këndej kufirit në qarqet politike është diskutuar respektivisht parashikuar marrëdhënja e mundshme në mes të Ramës dhe Kurtit tash e tutje.

E teje shqetësuese po e sheh opozita e vendit këtë raport të acaruar.

Nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti, thotë për Gazeta Blic, se raportet e tensionuara në mes të Kurtit dhe Ramës, ishin për shkak të gabimeve të Kurtit. Haliti, thekson se Kurti bëri gabim që refuzoi vaksinat e Ramës dhe për pjesëmarrjen në zgjedhjet në Shqipëri.

Sipas tij, raporti në mes të Kosovës dhe Shqipërisë nuk duhet të acarohet për teke të Kurtit.

“Mendoj që marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Shqipërisë, nuk duhet të acarohen për teket e Kurtit as të Ramës as të askujt, ne jemi një komb dhe kemi qëllim të përbashkët për tu integruar në BE. Raportet personale kanë ndikim, por gabimi është i Kurtit, ai bëri gabim me qytetarët e Kosovës të cilëve ju ofroj Rama vaksina në Kukës dhe ky i ndërpreu në njëfar mënyre me qëndrime politike publike, të cilat nuk ishin të mirëpritura. Pra duhet të kemi bashkëpunim të ngusht sa i përket të ardhmës së dy vendeve, është detyrim i Albin Kurtit. Gabim tjetër ke që kryeministri Kurti ka shkuar të votoj në Shqipëri, mendoj që edhe pa Albin Kurtin zgjedhjet kishin shkuar mirë, nuk është problemi i një vote problemi është i titullarit, ai nuk guxon. Nëse Albini e konsideron një Kosovën dhe Shqipërinë ai ka votuar njëherë në Kosovë, pse ke e nevojshme ta bëjë edhe në Shqipëri”, thotë Haliti.

E deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, thotë për Gazeta Blic, se kryeministri Kurti nuk duhet ta shoh si rival Edi Ramën, por, sipas saj, si homolog të dy shteteve vëllazërore.

“Mendoj që kryeministri Rama në tetë vite qeverisje ka treguar afërsinë dhe kujdesin edhe në praktikë kur Kosova ka qenë në pyetje. Ndërsa uroj që kryeministri Kurti mos ta shoh Ramën si rival siç e kishte në zgjedhjet e fundit në Shqipëri, por si homolog të dy shteve vëllazërore”, thotë Musliu-Shoshi.

Ndërsa, deputetja Albena Reshitaj, konsideron se si Kurti ashtu dhe Rama duhet të mendojnë për të ardhmen e përbashkët politike të dy vendeve.

“Kryeministri i Kosovës dhe Shqipërisë duhet me mendu të ardhmen e përbashkët politike në sferën ndërkombëtare. Pres bashkëpunim të mirëfillt në mes të dy kryeministrave, e kundërta nuk i bën nder as Kosovës as Shqipërisë. Liderët politik në Kosovë, nuk duhet me harru historinë dhe atë çka kanë sakrifikuar në të kaluarën atdhetarët tonë, duhet me punu bashkarishtë për me shty njëri tjetrin përpara”, deklaron Reshitaj për Gazeta Blic.

Edhe deputeti tjetër nga AAK-ja, Bekë Berisha, thotë për Gazeta Blic, se Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete të ndryshme, andaj, sipas tij, Kosova nuk është dashur të përzihet në zgjedhjet në Shqipëri.

“Ne jemi shtete të ndryshme ata i kanë institucionet e veta, zgjedhjet e veta ne nuk duhet me ju perzi atyre, e me imponu vullnetin tonë qytetarëve të Shqipërisë”, thotë Berisha.

Kurse, anëtare e Kryesisë së LDK-së, Besa Gaxherri, deklaron për Gazeta Blic, se raportet në mes të Kurtit dhe Ramës janë dëmtuar edhe më shumë në momentin që, sipas saj, Kurti la Kosovën në valën e pandemisë dhe shkoj të votoj në Shqipëri.

Gaxherri, thekson se është koha e fundit që Kurti të dijë që është kryeminister.

“Si dy shtete shqiptare duhet që raportet tona të jenë të mira. Fatkeqësisht ju dhe ne jemi dëshmirat që këto raporte janë shumë të dëmtuara, kësaj radhe janë të dëmtuara nga kryeministri i Kosovës. Kulmi këtu ka qenë kur kryeministri Kurti len shtetin e vet në vlugun e pandemisë dhe turrët e shkon në Shqipëri për të votuar, është krejtësisht gabim. Kosova dhe Shqipëria ka obligim me pas raporte speciale, kemi shumë punë bashk për të bërë. Konsideroj që është koha e fundit që Kurti të dijë që është kryeministër, nuk është opozitë, ka përgjegjësi qeverisëse”, thotë ajo.

LEXO EDHE:

Osmani, Kurti e Konjufca nuk u përgjigjen gazetarëve pas homazheve të memoriali i të pagjeturve