Lajme

Opozita i kundërpërgjigjet VV-së për videon e fundit- Aty ka gënjeshtra, projektet e prezantuara nuk janë të kësaj Qeverie!

10/19/2022 19:50
nga:Y I

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka komentuar videon e fundit të publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje në lidhje me energjitikën, raporton Gazeta Blic.

Shala tha se në video ka gënjeshtra, the se projektet e prezantuara aty nuk janë të kësaj Qeverie.

“E veçanta e kësaj është se në këto video ka gënjeshtra siç ishte rasti i mbrëmshëm ku prezantohen projekte që nuk janë të kësaj Qeverie siç është rasti në Selac i 100 MgW energji të Erës sepse është projekt i qeverive të mëhershme, apo rasti i prezantimit të strategjisë e cila ne realitet nuk ka strategji. Ka pas një ide e cila nuk është konkretizu ende, një ide që nuk e ka askush sot në asnjë në nivel as zyrtar, as privat e as publik, nuk e ka strategjinë” deklaroi Shala për “Gazeta Blic.

Shala tha se video të tilla pasqyrojnë shkallën dhe nivelin e këtyre institucioneve dhe i’a japin një imazh jashtëzakonisht të keq pë vendin.

“Edhe Qeveria është në pozicion ku duhet të thotë diçka. Pas kaq kohe të qeverisjes, fatkeqësia për vendin dhe ekonominë është se nuk ka mund asnjë rezultat konkret pune të prezantojë dhe duhet të prezantojë video të cilat pasqyrojnë shkallën dhe nivelin e këtyre institucioneve tona, pasqyrojnë të keqen e Qeverisë japin një imazh jashtëzakonisht të keq jo vetëm për shtetin por edhe për vetë akterët e kësaj udhëheqje. Eshtë një praktikë e veçantë nuk e gjen në asnjë shtet dhe asnjë praktikë ndërkombëtare ku në mënyrë shtetërore organizohen pjesë denigruese, fyese e deri në mashtrim, video të cilat prezantohen nga instancat e magjorancës”


Ferat Shala, Deputet i PDK-së

Zëdhënësi i AAK-së, Lulzim Blakaj, duke komentuar videon e fundit të VV-së, tha se ka qenë fat që disa projekte në energji përfunduan përpara se kjo parti të vinte në pushtet, sepse do ti kishin ndaluar.

Blakaj theksoi se video e fundit e publikuar nga partia në pushtet është tentim që të vazhdohet me manipulimin e qytetarëve.

“Video e fundit e propagandës së VV-së, është tentim që të vazhdohet me manipulimin e qytetarëve. Angazhimi për vite me radhë i VV-së, ka qenë në ndalesën e projekteve dhe investimeve në energji, e me të ardhur në pushtet, ndërprenë projektin “Kosova e Re”, e në qeverinë e tyre të dytë, refuzuan investimin amerikan të gazsjellësit. Parkun e erës, investim gjerman i projektuar dhe realizuar nga Qeveria Haradinaj si dhe më të rëndësishmen, pavarësinë energjetike të Kosovës, mashtruesit neokomunistë, sipas videos së agjitpropit, i paraqitën si suksese të “liderit suprem”.

“Ishim me fat që këto projekte u përfunduan para se të vijnë ata në pushtet, sepse do i kishin ndaluar edhe Parkun e erës por edhe pavarësinë energjetike. Interesat e mafias ballkanike të energjisë, lidhjet me ta të ambasadorit Berishaj, dhe mbështetjes së këtij të fundit nga tre krerët e lartë të shtetit, janë tregues të gërshetimit afatgjatë të interesave të përbashkëta financiare, mes VV-së dhe mafias energjetike, fazlliqëve e hamoviqëve” deklaroi Blaka për “Gazeta Blic”


Lulzim Blaka, zëdhënës i AAK-së

“Ironike, qesharake dhe koti”, po i cilëson videot e VV-së edhe ish-deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri.

Gazherri potencoi për “Gazeta Blic” se VV-ja di vetëm të bëjë propagandë dhe se në dy vite qeverisje nuk e kanë lënë asnjë gjurmë pozitive.

“Ato video janë jo vetëm kot, por edhe ironike dhe qesharake.Vetëvendosje të vetmen punë që di ta bëjë është të shajë, fyej e të kritikojë dikë tjetër. Kjo është e vetmja punë edhe kur është në Qeveri, kjo e argumenton atë që ta nuk janë të gatshëm me bë ndryshime qysh kanë thënë gjithë kohës, ata janë të gatshëm vetëm të bëjnë propagandë. Ky është realiteti që e prekim ne që dy vite, Vetëvendosja është  një subjekt politik i cili për dy vite qeverisje nuk e ka lanë asnjë gjurmë pozitive në vend dhe ka vendnumëru. Ky kryeministër nuk mundet me menaxhu asnjë lloj problemi dhe kjo është vertet shumë shqetësuese. Ne si LDK nuk po merremi fare me këto video, ne jemi duke punuar.

“Ne kemi patur problemet tona si LDK dhe ne po mundohemi me degju secilin qytetar, ku duhet dhe çfare duhet me u permiresu me përgatit programin edhe me qenë të gatshëm me marr përgjegjësi sepse vërtet Kosova eshte e sigurt atëherë kur qeveriset nga LDK-ja. Vetëvendosje nuk mundet ti fut në ‘kazanin’ e saj ke te dojë e t’i bëjë bashkë e t’i ndajë kur të dojë sepse LDK-ja ka qeveris me vendin e ka ideuar kete shtet dhe e ka shpall pavarësine e këtij vendi. Per ate pjesën e vet që ka qeveris LDK-ja e ka një të kaluar brilante dhe mburret me të, prandaj nuk mund te na fusë në ‘kazanin’ e tij me asnjë subjekt politik dhe as me veten e tyre. Ne nuk po tentojmë me u marr me videot e VV-se, po merremi me papunën e tyre sepse ajo po dëmton vendin dhe rininë” deklaroi Gaxherri për “Gazeta Blic”.


Ish-deputete e LDK-së

Lëvizja Vetëvendosje ditët e fundit ka publikuar disa video, ku ka akuzuar ish-udhëheqësit e vendit, si shkatërruesit 20 vjeçar të shtetit.

Videove të tilla dje i është përgjigjur po me video edhe LDK-ja, ku përmend rritjen e çmimeve dhe Qeverinë si fajtorin kryesor.

Nga VV-ja, i janë kundërpërgjigjur LDK-së, duke thënë se kryetari Lumir Abdixhiku deshiron të hyjë në koalicion me LVV-në.

/Gazeta Blic/

 

“Lufta” LVV-LDK në rrjetet sociale, a po pralajmërohen zgjedhjet e reja?