Lajme

“Lufta” LVV-LDK në rrjetet sociale, a po pralajmërohen zgjedhjet e reja?

10/18/2022 20:00
nga:Y I

Lëvizja Vetëvendosje ka nisur një “luftë” në rrjetet sociale duke goditur ish-udhëheqit e Kosovës, e duke i cilësuar ata si shkatërrues të vendit në këto 20 vitet e fundit, raporton Gazeta Blic.

Këtyre videove sot i është përgjigjur po me video, Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ata po e akuzojnë Qeverinë si përgjegjësen kryesore pë rritjen e çmimeve në vend.

Njohësit e çështjeve politike në vend, duke komentuar akzuat e ndërsjellta ndërmjet tyre po thonë se mes këtyre dy partive po bëhet një garë se cila parti duhet të jetë në vendin e parë, duke iu referuar edhe sondazheve të fundit të cilat e nxjerrin shumë më lartë LDK-së se në zgjedhjet e fundit.

Profesori universitar, Muhamet Kelmendi, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” tha se propaganda e këtyre partive (LDK-LVV) është sikur të kemi zgjedhje tani.

Kelmendi tha se VV-ja ka ‘frikë’ nga nënshkrimi i marrëveshjes me Serbinë, dhe dëshiron zgjedhje te reja ne vend.

“Në kuader të konkurences politike midis pozitës dhe opozitës, partive politike, është edhe konkurenca midis VV-së dhe LDK-së.Propaganda e VV-së dhe e LDK-së eshte sikur tash te kishim zgjedhje. Natyrisht se nëse VV-ja vendoset në pozitë të rendë kryesisht me “Asociacionin e komunave serbe në Kosovë, pa reciprocitet per shqiptaret në Luginën e Presheves, mbetet renia e qeverise dhe zgjedhjet e jashtezakonshme në vend. Ky është qellimi i VV-së!

“Mendohet se viti i ardhshem, është viti per arritjen e marreveshjes gjithpërfshirese ne mes Kosovës dhe Serbisë,nga kjo ka frike VV-ja.VV-ja nuk dëshiron të nenshkruan Asociacion serb, ka dalur me reciprocitet. Mos respektimii ketij synimi, e shtynë VV-ne qe te bie qeveria dhe te shkohet ne zgjedhje te reja.Këtu është edhe konkurenca për pozitën e parë në skenen politike te Kosoves.Tri parti synojne poziten e parë, eshtë VV-a, LDK-a dhe PDK-a. Por se kush do të fitojë nuk mund të dihet tani” tha Kelmendi për “Gazeta Blic”

Muhamet Kelmendi, Profesor

Ndërsa analisti, Gazmir Raci, duke komentuar zhvillimet e fundit, tha se në vend që të luftohet me ide dhe propozime, po bëhet ‘luftë’ përmes rrjeteve sociale.

Raci tha se LDK-ja nuk i ka ba ndryshimet edhe pse ka qenë në pushtet,dhe të njëjtëve iu duhet edhe pak të qëndrojnë në opozitë.

“Këta në vend që me luftu për ide, propozime, sygjerime, këta bëjnë luftë mediale përmes rrjeteve sociale. Njerzit kanë nevojë me e dit se cila është alternativa e Lidhjes Demokratike edhe po habitem se si po shoh kështu debatesh nëpër rrjete sociale. Lidhja Demokratike e Kosovës ka qenë në pushtet dy herë, i ka pas mundësinë me i ba ndryshimet e mëdha në vend, nuk i ka ba. Tani duhet edhe pak me qëndru në opozitë dhe me u e reformu, por me u reformu thellësisht jo vetëm kryetarin” tha Raci për “Gazeta Blic”


Gazmi Raci, Analist

Profesori dhe njohësi i çështjeve politike, Nexhmedin Spahiu, tha se kjo që po ndodh mes LVV-së dhe LDK-së është e natyrshme.

Spahiu vlerësoi reformat e ndërmarra nga Abdixhiku në LDK.

“Aspak s’ka dilemë për këtë çështje. Ajo është diçka që bëjnë forcat konkurente për pushtet, është shumë e natyrshme që ato bëjnë luftë për vete. Ka një ndryshim të madh të LDK-së nën drejtimin e Abdixhikut nga LDK-ja që drejtohej nga Isa Mustafa” tha shkurt Spahiu për “Gazeta Blic”


Nexhmedin Spahiu, Profesor

Dje, në drejtim të kryeministrit Kurti ka patur kritika edhe nga vetë kryetari i LDK-Së, Lumir Abdixhiku.

Abdixhiku tha se në rastin më të mirë, Kurti mund të jetë ministri i tij i brendshëm.

“Kur një qeveri s’bën punë as në politikë, as në arsim, as në shëndetësi, as në politikë të jashtme, as në infrastrukturë, as në politikë të brendshme dhe kur i gjithë roli i saj reduktohet në le të themi, në një shkop polici dhe kështu duket që janë, si një ministri e punëve të brendshme, me kaq përfundon puna e qeverisë. Një MPB. Pra, në rastin më të mirë, Albin Kurti do të ishte ministri im i brendshëm”, deklaroi Abdixhiku.

Pas kësaj deklarate ka reaguar deputetja e VV-së, Fatmire Kollçaku duke thënë se Abdixhiku dëshiron të hyjë në koalicion me Vv-në.

“Kjo është mënyrë e tërthortë e Lumirit që të thotë se dëshiron të hyjë në koalicion me LVV. Mirëpo, ka ikur ky tren. Lumiri është dashur t’i bashkohet Vjosës, por, për atë hap nuk guxoi” shkruan Kollçaku në Facebook, raporton Gazeta Blic.

/Gazeta Blic/

 

“Dy vite qeverisje-dy vite befasi”- LDK i kundërpërgjigjet me video VV-së

Abdixhiku: Albin Kurti ministër i brendshëm i imi në rastin më të mirë