Ka përfunduar interpelanca e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për çështjen e situatës së krijuar kohëve të fundit në vend, kërkesë kjo e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, raporton Gazeta Blic.
Pas shumë debateve dhe akuzave pozitë – opozitë për gjendjen e krijuar në veriun e Kosovës dhe marrëveshjen për targat ilegale, është hedhur në votim Rezoluta e propozuar nga AAK .
Rezoluta nuk ka marrë votat e mjaftueshme për shkak se kanë qenë deputetët e pushtetit, Lëvizjes Vetëvendosje ata që votuan kundër.
77 deputetë kanë qenë të pranishëm në sallë.
Rezoluta ka marrë 21 vota PËR, kundër 42, dhe 1 abstenim.
Arben Gashi-Kurtit: Dialogu, dialogu, tap në pozitën e kryeministrit – i harrove krejt
Hoxhaj: Data e 5 nëntorit është ora më e keqe e historisë së Kosovës


