Lajme

Interpelanca e Kurtit, Haradinaj insiston sërish: Vetëm Samit në SHBA për marrëveshjen finale, propozon rezolutë

11/30/2022 12:09
nga:N M

Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës ku është vetëm një pikë e rendit të ditës, interpelanca e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për gjendjen e krijuar në vend, raporton Gazeta Blic.

Iniciuesi i kësaj nisme është AAK ku edhe fjalën e parë e ka marrë lideri i AAK Ramush Haradinaj.

Ai ka kritikuar qasjen e Qeverisë, Kuvendit dhe Presidencës sa i përket mos reagimit dhe sjelljes karshi situatës në Veri të
institucioneve të vendit.

Haradinaj ka paraqitur një rezolutë në Kuvend.

“Institucionet e Kosovës Presidenca Kuvendi Qeveri të nisin dialogun për kthimin e serbëve në vendet e tyre të punës. Qeveria të nis një dialog me opozitës dhe faktorët relevant si pasojë e gjendjes së krijuar dhe kërkohet Samit në SHBA disa ditor për arritjen e marrëveshjes Kosovë Serbi’, ka thënë Haradinaj.