Liverpool dhe Chelsea do të përballen sot në finalen e FA Cup.
Ndeshja derbi mes “The Reds” dhe londinezëve do të zhvillohet me fillim nga ora 17:45, shkruan GazetaBlic Sport.
Para fillimit të takimit janë zbuluar formacionet zyrtare.
Ja 11’shet që do të startojnë:
Chelsea: Mendy; Azpilicueta, Silva, Rudiger; James, Kante, Kovacic, Alonso; Mount, Pulisic; Lukaku.
Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson; Henderson, Thiago, Keita; Salah, Mane, Diaz
Chelsea do të kërkojë të koleksionojë trofeun e 9-të në histori, ndërsa për herë të fundit e ka fituar në edicionin 2017-2018 dhe luan finalen e 16-të në histori.
Në krahun tjetër, Liverpool do të kërkojë trofeun e 8-të dhe luan finalen e 15-të, ndërsa për herë të fundit ka triumfuar në sezonin 2005-2006. Liverpool rikthehet në finale pas 10 vitesh dhe pikërisht në finalen e fundit, u mund nga Chelsea në sezonin 2011-2012.
/GazetaBlic Sport/


