Sporti

Milani monitoron Nedim Bajramin, shqiptari mund të transferohet në verë tek skuadra e madhe italiane

03/12/2022 10:21
nga:Mergim Rreci

Sipas Tuttosport, Milani po përgatitet për tregun e transferimeve, atje ku Nedim Bajrami është një nga lojtarët që ra në sy të drejtuesve.

Shqiptari është lider i Empolit dhe këtë sezon në Serie A ka shënuar 6 gola dhe 5 asistime, përcjell GazetaBlic Sport.

Siç nënvizon gazeta Tuttosport, politika e AC Milan është të fokusohet tek të rinjtë e talentuar dhe Bajrami është në mesin e të projektuarve për të ardhmen.

Do të ketë tentativa nga Maldini për të siguruar shërbimet e tij, me reprezentuesin shqiptar që ka kontratë me Empolin deri në qershor të vitit 2024.

Për 23-vjeçarin thuhet se interesim kanë shprehur edhe Roma e Juventusi.

/GazetaBlic Sport/