Kombëtarja e femrave të Kosovës në hendboll e zhvillon sot një ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Polonisë.
Kombëtarja ka udhëtuar të martën për në Poloni, ndërsa ndeshja zhvillohet sot me fillim nga ora 17:45 në Bielsko-Biala, përcjell GazetaBlic Sport.
Nën urdhërat e selektorit Agron Shabani, kombëtarja është stërvitur ditën e djeshme në kompleksin olimpik.
Ndeshjet me Poloninë i takojnë fazës së dytë kualifikuese për Botërorin e këtij viti, me ndeshjen kthyese që zhvillohet më pas me 12 prill në ora 20:15.
Të kujtojmë që në fazën e parë kualifikuese, Kosova e eliminoi Kombëtaren e Ishujve Faroe.
/GazetaBlic Sport/


