Sporti

Onana: Kam frikë vetëm Zotin dhe ai nuk do të jetë në fushë në ndeshjen me Cityn

06/10/2023 08:05
nga:E K

Portieri i Interit, Andre Onana ka folur para finales së Champions League ndaj Manchester Cityt.

Onana u shpreh se është i sigurt në vetvete për finalen e madhe, ndërsa shtoi se ka frikë vetëm zotin dhe atë nuk e sheh në fushë.

“Ata janë ndoshta skuadra më e mirë në botë, por do të duhet ta dëshmojnë nesër. Personalisht jam i qetë, pse të mos jem i qetë? Nuk kam presion mbi mua. Ne e dimë se nuk do të jetë e lehtë. Sigurisht që ata do të kenë më shumë presion, por ky është futbolli. Unë i frikësohem vetëm Zotit, por nuk e shoh atë në fushë. Burrat janë burra. Mundësia e penalltive? Nuk e di kush do t’i gjuajë, por ndihem mirë nëse mendoj për këtë mundësi”, deklaroi portieri i “zikaltërve”.