Ka pak javë që u zbulua si variant i ri i COVID-19 në Afrikën e Jugut, por Omicron shumë shpejtë vërshoi botën.
Shifra ditore e infektimeve me këtë lloj virusi u dyfishua brenda tre ditësh pothuajse në secilin vend ku u shfaq, e që riktheu kufizimet dhe mbylljen e shumë shteteve.
Ndaj këtij varianti nuk janë imunë as ata që u përballen me COVID-19 më parë dhe as të vaksinuarit.
Studiuesit në Universitetin e Hong Kongut zbuluan se varianti i ri shumëfishohet 70 herë më shpejt në mushkëri, krahasuar me delta, pas 24 orësh të infektimit. Megjithatë, në vendet perëndimore ku ishte numri i madh i infektimeve, pati shumë më pak të hospitalizuar se sa me variantin Delta.


