Bayern Munich nuk është në garë për të nënshkruar me Cristiano Ronaldon.
Sulmuesi portugez ende nuk paraqitet për përgatitjet parasezonale te Manchester United dhe është i vendosur që tani të largohet, por Oliver Kahn, ish-portieri dhe drejtori aktual i klubit gjerman, tha se Ronaldo nuk është në planet e tyre, përcjell GazetaBlic Sport.
“Edhe pse më pëlqen shumë Cristiano dhe e konsideroj si një nga më të mirët në botë, nënshkrimi i tij nuk do të përshtatej me filozofinë e Bayern Munich”, tha menaxheri për Kicker për një lëvizje të mundshme në treg për sulmuesin e Manchester United.



