Sporti

Olimpija Ljubjana festoi një mrekulli mbrëmë, fitoi ndaj Ludogorets, por ishte ndeshja ishte dramë e vërtetë!

08/02/2023 09:45
nga:Lorik J

Olimpija dhe Ludogorets zhvilluan një nga ndeshjet më të çmendura të Kupave të Europës në ndeshjen e kthimit të xhiros së dytë kualifikuese të Champions League. Ndeshja e parë përfundoi 1:1, por ndeshja e kthimit në Lubjanë solli dramë të pabesueshme. Mysafirët kaluan në epërsi me golin e Kiril Despodov në minutën e 15-të, ndërsa vendasit tre minuta më vonë barazuan në 1:1 me Timi Max Elsnik.

Tetë minuta para fundit, Francisco Gomez u përjashtua nga Ludogorets, kështu që Olimpija me një lojtar më shumë shkoi për gol për të fituar dhe për të kaluar tutje. Klubi ia doli të realizonte golin e avantazhit në minutën e 92’të, pas një skeme perfekte, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë, Ludogorets me një lojtar më pak, fitoi një penallti në minutën e 12’të shtesë, pak sekonda para fundit të ballafaqimit.

Kiril Despodov gjuajti mirë, por portieri i Olimpijas, Matevz Vidovsek, e priti shkëlqyeshëm topin që shkoi në këndin e poshtëm të majtë të tij.

Kjo u pasua nga një tjetër festë e madhe nga sllovenët, të cilët tashmë ishin të bindur se bullgarët nuk kishin kohë për një tjetër gol. Kështu ishte dhe pasi arbitri përfundoi ballafaqimin, mijëra tifozë të Olimpias u zhvendosën nga tribuna në fushë në delir. Ata festuan sikur klubi i tyre të kishte fituar Champions League, jo raundin e tretë kualifikues. Por ky është suksesi më i madh i Olimpijës. Duke kaluar në dramën e paprecedentë, klubit i garantohet të paktën grupi i Ligës së Konferencës.

/GazetaBlic Sport