Sporti

Oferta e refuzuar për Kane, Bayern Munich kërkon transferimin ‘bombastik’ të Victor Osimhen

06/29/2023 14:35
nga:Mergim Rreci

Bayern Munich është shumë i interesuar për sulmuesin e Napolit, Victor Osimhen dhe La Gazzetta dello Sport raporton se Thomas Tuchel tashmë dëshironte të nënshkruante me reprezentuesin nigerian në Chelsea.

Gjigantët e Bundesligës po konsiderojnë të bëjnë një ofertë prej më shumë se 100 milionë euro për Osimhen pasi Tottenham refuzoi ofertën e tyre fillestare prej 70 milionë eurosh për Harry Kane, përcjell GazetaBlic Sport.

Interesimi i trajnerit për Osimhen nuk do të thotë domosdoshmërisht se sulmuesi do të transferohet në Munchen këtë verë.

Napoli, në fakt, ka vendosur një çmim prej 180 milionë euro për 24-vjeçarin që u bë kampion i Serie A sezonin e kaluar duke kontribuar në titullin e parë të Napolit në 33 vjet me 26 gola në 32 ndeshje.

Nigeriani është nën kontratë deri në qershor 2025 dhe presidenti Aurelio De Laurentiis sugjeroi javën e kaluar se klubi kishte arritur një marrëveshje për të vazhduar me sulmuesin e tyre.

/GazetaBlic Sport/