Lajme

Oda e Hotelerisë: Jemi të dëmtuar dhe pa mbështetje nga institucionet

01/22/2022 18:33
nga:Gazeta Blic

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për masat e reja anti-COVID-19, duke thënë se hotelieria-gastronomia nuk ka qenë dhe nuk është vatër e infeksioneve.

OHT thekson se si sektor janë më të dëmtuarit dhe më të pa mbështeturit nga Institucionet e Kosovës.

“Nuk është bërë asnjë subvencionim ndaj këtyre sektoreve, edhe një ndihmë sadopak e vogël që ka qenë ajo e TVSH%-së tani veçse është ngritur prapë në 18%”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë:

Tash e sa ditë jemi koshient se fatkeqësisht rastet me Covid-19 janë rritur shumë edhe në vendin tonë.

Masat asnjëherë nuk janë lehtësuar për sektorin e hotelierisë dhe gastronomisë, kufizimet për këto sektore kanë qenë gjithmonë prezente, nuk u është lejuar të punojnë me kapacitete të plota, janë përballur me masa të rrepta dhe me dënime të shumta të paarsyeshme.

Si çdoherë, edhe kësaj here masat e reja janë marrë pa asnjë konsultim me organizatat apo shoqatat që përfaqësojnë bizneset, e këto masa si zakonisht i kemi kuptuar vetëm përmes rrjeteve sociale apo medieve tona!

Pse bizneset nuk punuan deri tani me kapacitete të plota, pse dasmat nuk u lëshuan dhe asnjë masë nuk u lehtësua as edhe për festat e fundvitit, pavarësisht kërkesave dhe presioneve tona!

Edhe përkundër kësaj, rastet u rritën dhe kësaj radhe si asnjëherë më parë!

Dhe me këtë viem në përfundim që hotelieria/gastronomia nuk ka qenë dhe nuk është vatër e infeksioneve.

Përveç këtyre duhet ta ripërmendim prap që si sektor jemi më të dëmtuarit, dhe më të pa mbështeturit nga Institucionet e Kosovës, pra nuk është bërë asnjë subvencionim ndaj këtyre sektoreve, edhe një ndihmë sadopak e vogël që ka qenë ajo e TVSH%-së tani veçse është ngritur prapë në 18%!

E mos të flasim për dënimet e përditshme që ndodhin, e me theks të veçantë shtrejtimin e energjisë elektrike, gjë e cila tash e disa ditë ka shkaktuar dëme shumë të mëdha qoftë te qytetarët apo te bizneset.

Kjo për shkak se vetëm është rritur çmimi i energjisë elektrike dhe nuk është bërë asnjë lehtësim për bizneset, asnjë subvenconim e as ndonjë rritje pa