Sporti

Obi Mikel për Osimhen: Sezonin e ardhshëm e di që do të vish te Chelsea

11/13/2023 16:33
nga:L J

Ish-lojtari i Chelseat, John Obi Mikel, ka deklaruar gjatë një interviste me Victor Osimhen se ai vetë do të ndihmonte për një transferim të mundshëm të sulmuesit te klubi londinez.

Nigeriani është në marrëdhënie të këqija me Napolin pasi klubi e tallte atë në mediat sociale më herët gjatë sezonit, përcjell GazetaBlic Sport.

“Sezonin e ardhshëm e di që do të vish në Chelsea, o njeri!” tha Obi Mikel.

“Po ju them se unë do të jem agjenti që do të ndërmjetësoj këtë marrëveshje”. Unë do të sigurohem që të ndodhë. Ne kemi qarë për dikë si ju – që kur Drogba u largua nga klubi”, shtoi ish-lojtari i Chelseat.