Lajme

Nxënësit bëjnë “akrobacione” në orën e mësimit të profesorit viral të Tik Tok-ut

02/07/2022 18:13
nga:Q R

Profesori nga Vushtrria, Lulzim Paci, ditëve të fundit është bërë më i njohuri nga sistemi arsimor, kjo për shkak të vallëzimit të tij në një video të publikuar në rrjetin social Tik Tok.

Po ashtu, edhe nxënësit e Pacit, derisa ai ishte duke iu dhënë mësim, bënin akrobacione.

Gazeta Blic sot e ka siguruar një video, ku shihen nxënësit e gjimnazit “Eqrem Çabej” duke kryer ato veprime, derisa Paci ishte i ulur në tavolinën e tij të profesorit.

Por se kur ka ndodhur ngjarja nuk dihet saktë, për më shumë detaje, shikoni videon më poshtë: