Lajme

Nushi: Qeveria e Kosovës po manipulon e dezinformon lidhur me planin franko-gjerman

11/08/2022 16:52
nga:G B

Nol Nushi nga PSD ka thënë se Qeveria e Kosovës po manipulon e dezinformon tash e disa javë në lidhje me planin franko-gjerman, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një video të publikuar në Facebook, ka thënë se ai është dokument i rëndësishëm por që asnjë qytetar i Kosovë ende nuk e ka parë atë.

Ai ka publikuar deklaratat e presidentes Osmani lidhur me atë, të zëvendëskryeministrit Bislimi dhe kryeministrit Kurti.

Postimi i tij i plotë:

Plani franko-gjerman është dokumenti më i rëndësishëm i kohëve të fundit. Por, asnjë qytetar i Kosovës ende nuk e ka parë atë.

Qeveria e Kosovës po manipulon e dezinformon tash e disa javë në lidhje me këtë draft.