Nol Nushi nga PSD-ja ka thënë që Partia Demokratike e Kosovës ka rënë në lojën e kryeministrit aktual, Albin Kurti dhe se PDK-ja nuk e dinë se si duhet të sillet saktë, pasi që e ka si “orbitë” në target, atë të Kurtit.
Nushi kështu u shpreh tek emisioni “Five” në Televizionin Dukagjini, duke shtuar se PDK-ja janë “pre e lojës populliste të Kurtit”.
“E meta e PDK-së e cila ka rënë në lojën e Kurtit dhe se nuk dijnë se si të sillen sepse kanë vetëm një orbit në target, atë të Kurtit. Në bazë se çka po bën Kurti këta mendojnë se ajo që sjellë vota, në këtë rast ndoshta sjell vota por nuk iu sjellë atyre por Kurtit. Ata janë pre e lojës populliste të Kurtit. Përgjegjësi e shumicës që të kujdesen që të bëjnë kushte optimale dhe maksimale për pakicat. Sidomos për serbët e veriut është problem politik, i trashëguar disa vjeçarë dhe vetëm në mënyrë politike zgjidhet dhe kurrsesi me njësi speciale e kryetarë të imponuar”, shtoi Nushi.
Ndërsa, sa i përket zgjedhjeve me referendum në veri, Nushi u shpreh se ka qenë një ‘dështim i suksesshëm” dhe se kushdo që e sheh si sukses të Qeverisë së Kosovës, ky nuk është.
“Është dështim i suksesshëm. Kushdo që e sheh si sukses të Qeverisë së Kosovës. Mendoj se e ka totalisht gabim, është diamentralisht e kundërta sepse nga bojkoti pothuajse total i këtij procesi ka fituar vetëm autoriteti i Listës Serbe në atë pjesë. Aty ka pasur një thirrje për Bojkot që ka ardhur nga Lista Serbe. Të gjitha thirrjet tjera qoftë nga Ambasada apo Qeveria, që qytetarët të marrin pjesë në këtë bojkot”, tha Nushi.
“Dhe në fund e panëm se sa njerëz morën pjesë, 253 persona në në një proces ku të mundshme kanë qenë 41 mijë persona. Pra, nuk e di kanë votuar me gjasë vetëm ata që kanë qenë në Këshille Zgjedhore. Mendoj që është një punë totalisht e panevojshme me efekt politik, O është pozitive me thanë por ka efekte negative politike. Kushtin ka mundur me përmbushur me tërheqjen e kryetarëve, por Kurti si autoritar dhe popullist ka nevojë si me pas si leva”, tha Nushi.


