Lajme

Nushi: Kurti të gjitha premtimet që i ka thënë nuk i ka mbajtur

10/20/2022 23:21
nga:Astrit Gashi

Sekretari Organizativ i PSD-së, Nol Nushi ka kritikuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Nushi thotë se për të dëgjuar Kurtin është shumë i mirë, por të gjitha premtimet që i ka thënë nuk i ka mbajtur.

“Kurtin me e dëgju është shumë i mirë, përcjellja veprimet dhe e sheh që krejt ato çka i ka thënë nuk i ka mbajtur. Për një vit e gjysmë është shpralluar nga ato çka i ka thënë, pse duhet unë ta vlerësojë tani”, ka deklaruar ai në Tëvë1.

Po ashtu, Nushi tha se Kurti po e sulmon sistemin gjyqësor, sipas tij nuk ka kryeministër në botë që e bën këtë.

“Po e sulmon sistemin gjyqësor për çdo ditë, nuk ki kryeministër në botë që e bën këtë punë. Nuk ki kryeministër që publikon dosje të gjyqtarëve”, theksoi ai