Sporti

Nunez u bë “gaz i botës” – dështoi të shënonte në portën e zbrazur nga pak metra larg

10/27/2023 10:08
nga:E K

Pavarësisht një goli dhe një asistimi në fitoren e Liverpoolit kundër Toulouses në Ligën e Evropës të enjten mbrëma, sulmuesi Darwin Nunez ka qenë protagonist i një huqje të madhe në fushë.

Liverpooli triumfoi 5:1 kundër Toulouses në stadiumin Anfield Road në takimin e vlefshëm për Grupin E.

Konkretisht, sulmuesi i Liverpooli në minutën e 65-të lëshoi rast të artë shënimi.

Nunez u gjend mirë në fazën ofanzive dhe me një veprim e kaloi një kundërshtar për ta dribluar edhe portierin. Megjithatë, goditja e tij në portën e zbrazur u ndal vetëm nga shtylla.

Gjithsesi, lëshimin e Nunez nuk e bëri edhe Gravenberch që nga topi i kthyer e dërgoi atë në rrjetë.

Më poshtë mund ta shikoni huqjen e Nunez.