Sporti

Nunez: Po mësoj nga gabimet e mia, kërkoj falje të gjithë Liverpoolit

08/17/2022 08:19
nga:Lorik J

Lidhur me pezullimin e tij në ndeshjen e djeshme ndaj Crystal Palace, Darvin Nunez u shpreh, kërkoi falje njerëzve të Liverpool -it dhe theksoi se diçka e tillë nuk do të ndodhë më.

“Jam i vetëdijshëm për sjelljen time të keqe. Jam këtu për të mësuar nga gabimet e mia dhe nuk do të ndodhë më”, ka thënë sulmuesi uruguaian në një postim në Twitter, ndërsa pas pak ka bërë një postim të dytë, ku ka thënë: “Më falni të gjithë Liverpool-it. Unë do të kthehem”.