Lajme

Numërohen bastionet e PD-së, ngushtohet diferencave e votave me PS

04/26/2021 17:01
nga:Gazeta Blic

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar votat për 2748 Qendra Votimi, çka përbën më shumë se 50% e totalit të kutive të votimit. Sipas rezultateve paraprake rezulton se deri tani Partia Socialiste ka marrë 386470, Partia Demokratike 311206 vota, ndërsa LSI 55573, PSD 16835.

Nga këto shifra rezulton se PD është duke u rritur nga votat nga zonat që cilësohen si bastione të saja. Diferenca mes PS-së dhe PD-së është 75, 264 vota. Nëse PD dhe LSI do të ishin bashkë diferenca e votave mund të ishte shkurtuar ndjeshëm.

Në bazën e këtyre votave, PD prit të marrë një deputet nga sa aktualisht, ndërsa LSI është gjithë në rënie. Sipas të dhënave të deritashme PS me 76 mandate, PD me 57 dhe LSI me 5 mandate. Ndërsa PSD-ja pritet të fitojë dy mandate, një në Shkodër dhe një në Tiranë.

LEXO EDHE:

Haxhiu: Shqipëria të hapë një pikë të vaksinimit në kufi për kosovarët