Lajme

Numërohen 38 për qind e votave, këto janë rezultatet e para të zgjedhjeve në Maqedoni

04/24/2024 21:02
nga:G B

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në Maqedoninë e Veriut ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e dytë.

Sipas KSHZ-së, me 38 për qind të votave të numëruara deri tani, këto janë rezultatet e kandidatëve për president.

  1. Stevo Pendarovski – 55.209 | 17,34%
  2. Gordana Siljanovska-Davkova – 112.580 | 35,37%
  3. Stevçe Jakimovski – 2.912 | 0,91%
  4. Bujar Osmani – 57.870 | 18,18%
  5. Biljana Vankovska – 13.310 | 4,18%
  6. Arben Taravari – 42.210 | 13,26%
  7. Maksim Dimitrievski – 23.529 | 7,39%

Sipas Listës Zgjedhore të mbyllur të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në vend janë regjistruar për të votuar 1.814.317 votues.

Dalja në zgjedhje, sipas KSHZ-së deri në ora 18:30 ishte 48,46% apo 801.645 votues.