Nga Policia e Kosovës janë deklaruar për “Gazeta Blic” në lidhje me zjarrin që përfshiu ‘Qendrën Tregtare’ në Breg të Diellit.
Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, tha se nuk raportohet për persona të lënduar.
Zjarri ka përfshirë objektin rreth orës 17:00.
“Sot rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për një zjarr në një objekt në lagjen Kodra e diellit në Prishtinë.Në vendngjarje kanë dalë zjarrfiksit dhe policia të cilët janë duke u marrë me rastin.Nuk raportohet për persona të lënduar” tha Ahmeti për “Gazeta Blic”.


