Sporti

Nuk ndryshon Mario Balotelli, e shqelmon në kokë bashkëlojtarin e tij

12/21/2021 19:38
nga:Mergim Rreci

Adana Demirspor është duke e mposhtur skuadrën e Galatasarayt.

Skuadra e Montellas është në avantazh me rezultat 2 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.

Mario Balotelli u bë protagonist në këtë takim, edhe pse nuk arriti të shënoi gol.

Tek goli i parë i shënuar nga Akgun, sulmuesi italian e goditi me shqelm në kokë, formë kjo e veçantë për ta përgëzuar atë për golin e shënuar.