Talenti anglez i Manchester Cityt, Phil Foden, është zgjedhur lojtari i ri më i mirë i vitit në Premierligë.
Foden ndihmoi skuadrën e Cityt duke u paraqitur në 29 takime dhe duke realizuar 9 gola dhe dhuruar 5 asistime, shkruan GazetaBlic Sport.
Foden përveq Premierligës, arriti të fitoi edhe Carabao Cup, ndërsa ishte edhe finalist i Ligës së Kampionëve ku skuadra e tij Manchester City pësoi humbje nga Chelsea me rezultat minimal 1-0.
21 vjeçari, deri më tani ka zhvilluar 50 ndeshje me Cityn duke shënuar 16 gola dhe duke dhënë 10 asistime për bashkëlojtarët.
/GazetaBlic Sport/


