Sporti

Nuk kanë fund problemet tek kombëtarja latine, shkarkohet presidenti i Konfederatës Braziliane të Futbollit

12/07/2023 22:10
nga:Mergim Rreci

Konfederata Braziliane e Futbollit (CBF) mbeti pa president këtë të enjte, pasi Gjykata e Drejtësisë në Rio de Zhaneiro shkarkoi Ednaldo Rodrigues nga detyra.

I njëjti institucion gjyqësor emëroi José Perdiz, presidentin e Gjykatës së Lartë të Drejtësisë Sportive, si president të përkohshëm të CBF, përcjell GazetaBlic Sport.

Ky veprim rrjedh nga një marrëveshje që Ednaldo, si president i përkohshëm i organizatës, nënshkroi me Ministrinë Publike të Rio de Zhaneiros në vitin 2022, e cila në thelb e zgjodhi atë si president, si kandidatin e vetëm, për një mandat katërvjeçar.

Tani, e njëjta marrëveshje u konsiderua e pavlefshme dhe e hoqi Ednaldo Rodrigues nga detyra.

Para Rodrigues, Rogério Cabloco gjithashtu nuk e kishte përmbushur mandatin e tij deri në fund – i zgjedhur në vitin 2019, ai u hoq nga detyra në 2021 për shkak të akuzave për ngacmim seksual.

CBF do të mbajë zgjedhjet për presidentin e ri brenda 30 ditëve, nëse Ednaldo nuk paraqet ankesë.

/GazetaBlic Sport/