Zinedine Zidane është një nga ata që i është ‘dorëzuar’ talentit të Lamine Yamal.
Ish -ylli i Real Madridit , si lojtar dhe si trajner, nuk ngurroi të thoshte se i riu i Barcelonës është unik në mënyrën se si luan, shkruan GazetaBlic Sport.
“Kur e shohim të luajë, për shembull, në gjysmëfinalen kundër Interit, nuk kam parë kurrë diçka të tillë në jetën time. Është të shohësh dikë që është kaq i aftë në punën e tij në fushë. Është fantastike ta shohësh në këtë gjendje”, tha Zidane.
“Ne të gjithë u argëtuam me të dhe kjo është arsyeja pse, për të gjithë këta të rinj, Lamine është lojtari që duhet ndjekur”, shtoi ai për 17-vjeçarin.
Në një nivel më personal, ai zbuloi gjithashtu qëllimet e tij për të trajnuar ekipin kombëtar francez në të ardhmen e afërt. “Ndjej sikur jam njëqind për qind trajner. Sigurisht që është një dëshirë [të jem trajneri i Francës ]. Por ka një trajner, ka një ekip dhe ne duhet të respektojmë gjithçka dhe kjo është ajo që bëjmë. Por kur të vijë koha, do të jetë një kënaqësi e madhe nëse lind mundësia”, tha francezi.
/GazetaBlic Sport/


