Sporti

Nuk ka ‘paqe’ tek Tottenham, drejtuesit marrin vendimin për Conten

03/21/2023 08:04
nga:Mergim Rreci

Sipas The Telegraph, trajneri Antonio Conte i ka ditët (ndoshta orët) të numëruara në Tottenham.

Shkarkimi i trajnerit italian nga presidenti Daniel Levy është tashmë i pashmangshëm, përcjell GazetaBlic Sport.

Lojtarët kërkuan largimin e menjëhershëm të trajnerit, kjo pasi që sipas tyre ai e ka prishur edhe atmosferën brenda klubit.

Gjithashtu, ata ishin të indinjuar me kritikat e mëdha që trajneri i bëri në drejtim të tyre, pas ndeshjes së fundit.